E hënë, 20 Janar, 2025

Zbulohet shtatorja e Leotrim Ahmetit, nxënësit 7-vjeçar që u vra në luftë

- Advertisement1-

Është zbuluar shtatorja e Leotrim Ahmetit, nxënësit 7-vjeçar nga Skenderaj që u vra në luftë, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

- Advertisement -

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, vendosa lule të freskëta me nënën heroinë Shukrie Ahmeti, pranë shtatores së Leotrim Ahmetit, i cili ndërroi jetë më 11 shtator 1998, në moshën shtatë vjeçare. Leotrimi ishte biri i dëshmorit të UÇK-së, Malush Ahmeti nga Rezalla heroike, i cili ra në altarin e lirisë më 15.5.1999.

Kjo shtatore, ashtu sikur dialogu i fundit i Leotrimit me nënën Shukrie, janë mesazhe të gjithmonshme që kurrë të mos harrohet sakrifica e popullit tonë liridashës, as veprat makabre të okupatorit serb. Është amanet për ta fuqizuar e ndërtuar shtetin i cili do të jetë në mbrojtje të lirisë e jetës së qytetarëve.

Leotrimi nga Skenderaj, do ta japë mesazh për dhimbjen e thellë për 1.432 fëmijët e vrarë në Kosovë gjatë luftës çlirimtare, do të jetë kujtesë për rrugën tonë deri te liria dhe vlera e çlirimit nga okupatori serb. Përjetësimi i Leotrimit në bronz, është vepër që do të jetojë në kujtesën e kombit më gjatë se secili nga ne.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...