Duket ide e mirë të zbardhësh dhëmbët me limon, pa shumë kosto dhe pa kërkuar një orar të përshtatshëm tek dentisti.
Në internet është përhapur një truk se si dhëmbët zbardhen nga përdorimi i lëngut të limonit, por doktoresha britanike Martina Hodgson, u bën thirrje të gjithëve që kjo metodë mos të përdoret pasi mund të çojë në probleme serioze afatgjata.
Në një intevistë për Metro ajo thotë: ‘Këto ditë të gjithë duan një buzëqeshje Hollywoodi, dhe janë një mori produktesh që premtojnë të zbardhin dhëmbët, aq sa është shumë e vështirë të dish se në cila mënyrë është më e mira’.
Një kërkim i shpejtë në Google zbulon faqet e internetit të metodave shtëpiake ku flitet për përfitimet e lëngut të limonit si një agjent për zbardhjen e dhëmbëve.
‘Një adresë e tillë pohoi se Vitamina C do të vepronte si një agjent zbardhues për të hequr njollat. Vazhdon madje të thuhet se limonët parandalojnë disa sëmundje të gojës dhe sugjerojnë të vendosni lëng limoni direkt në furçën e dhëmbëve për të pastruar dhëmbët ose për t’i shpëlarë me të. Por lëngu i limonit ka një pH prej 2-3, që do të thotë se është shumë acid e cila nuk reagon mirë me smaltin e dhëmbëve. Jo vetëm që mund të shkaktojë dëm, por mund të bëjë të kundërtën e asaj që po përpiqeni të arrini dhe t’i bëni dhëmbët edhe më të verdhë’.
Doktoresha dhe dentistja Martina shton: ‘Dhëmbët tanë përbëhen nga një shtresë e jashtme e bardhë e smaltit, poshtë së cilës qëndron një shtresë e verdhë e dentinës. Lëngu i limonit, kur përdoret shpesh dhe sidomos kur vendoset direkt në dhëmbë dhe fërkohet me një furçë dhëmbësh, do të heqë smaltin nga dhëmbët. Kjo do të bëjë që dhëmbët të duken më të verdhë se sa më parë. Për më tepër, kjo mund të çojë në ndjeshmëri të dhëmbëve dhe prishje të tyre’.
Ajo këshillon që të shkoni vetëm tek një profesionist nëse dëshironi të zbardhni dhëmbët, kështu që ata mund të rekomandojnë metodën më të mirë. Gjithashtu jep këshilla për të shmangur zverdhjen e dhëmbëve dhe gërryerjen e smaltit: ‘Shmangni konsumimin e rregullt të ushqimit dhe pijeve me acid. Prisni një orë pasi të keni ngrënë ose pasi të keni pirë një pije me acid, dhe më pas lani dhëmbët me kujdes’.