Zarife Bajgora është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla thotë se Zarifja është një mësimdhënëse e jashtëzakonshme, një profesioniste e përkushtuar dhe një njeri me zemër të madhe, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme te nxënësit dhe te ne si kolegë, dhe tek Komuniteti.
Njoftimi i shkollës “Emin Duraku”:
“Mësimdhënëse e Dalluar”
Këshilli i Arsimtarëve ka përzgjedhur Mësimdhënësen e Dalluar për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.
Me propozim të Drejtorisë dhe me votë unanime të të gjithë kolektivit, këtë epitet e meriton plotësisht mësimdhënësja e Gjuhës Shqipe,
🌸 Zarife Bajgora 🌸
Zarifja është një mësimdhënëse e jashtëzakonshme, një profesioniste e përkushtuar dhe një njeri me zemër të madhe, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme te nxënësit dhe te ne si kolegë, dhe tek Komuniteti!
Sot, ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në trajtim intensiv, si pasojë e një aksidenti të rëndë – dhe mungesa e saj na dhemb të gjithëve!
Ky vlerësim është një shenjë respekti, mirënjohjeje dhe dashurie për punën e saj fisnike dhe për forcën që na ka frymëzuar mbi 35 vite!
Zarife, ti je pjesë e pandashme e shkollës sonë dhe e zemrave tona.
🤍 Të urojmë shërim të plotë dhe rikthim sa më të shpejtë mes nesh.