E diel, 24 Nëntor, 2024

ZANATET: 57.8% e nxënësve në shkollat profesionale, gjejnë punë pas diplomimit

- Advertisement1-

Qeveria do t’i japë më shumë fokus nxitjes së të rinjve drejt arsimit profesional edhe përgjatë viteve të ardhshme në mënyrë që të përmbushë kërkesat që kanë aktualisht bizneset për fuqi punëtore.

Referuar dokumentit të projektbuxhetit, synohet rritja e aksesit në arsimin e mesëm profesional duke synuar që në vitin 2026 të tërhiqen 20% e nxënësve që ndjekin ciklin e arsimit e mesëm, nga 17.9% që parashikohet të arrijë në fund të vitit 2024.

- Advertisement -

Ndërkohë, rëndësi i jepet punësimit pas diplomimit, ky synohet rritja e përqindjes së të diplomuarëve/certifikuarve të punësuar 1 vit pas diplomimit nga 47.25% në vitin 2024, në 57.7% në vitin 2025, në 58% në vitin 2026 dhe 58.7% në vitin 2027.

Pra, në një hark kohor prej tre vitesh, numri i nxënësve që kanë një diplomë në arsim profesional dhe punësohen, të rritet me 11.5%.

Qeveria synon gjithashtu që më shumë individë të jenë pjesë e kurseve të formimit profesional. Konkretisht parashikohet rritje e numrit të të diplomuarve në agjencitë e formimit profesional nga 3000 në vitin 2024, në 3200 në vitin 2025 dhe 3350 në vitin 2027.

Rritja e numrit të nxënësve që vijnë nga zonat rurale, të cilët ndjekin studimet në shkollat e mesme profesionale është një tjetër objektiv, ky synohet një nivel nga 40% e totalit në vitin 2024 në 47% e totalit në vitin 2027 dhe njëkohësisht synohet rritja e numrit të nxënësve romë dhe egjiptianë që ndjekin studimet në shkollat e mesme profesionale nga 630 nxënës në vitin 2024 në 670 nxënës në vitin 2027./SCAN

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukimi seksual vlerësohet i domosdoshëm për shëndetin emocional e fizik të nxënësve

Për fuqizimin e mirëqenies, shëndetit dhe dinjitetit të tyre, nxënësit vlerësojnë se edukimi seksual...

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...