Zana Kurtishi-Rudi ështëzgjedhur edhe për një mandat drejtoreshë në shkollën “Mustafa Bakija” në Gjakovë, shkruan AlbanainEducation.net.
Kështu ka bërë të ditur vet drejtoresha Zana përmes një postimi në Facebook.
“Vazhdimi i kësaj detyre është motivim për të punuar edhe më shumë, me transparencë, dinjitet dhe përkushtim, në shërbim të shkollës, nxënësve dhe komunitetit tonë”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
+4
Sot, me shumë përgjegjësi dhe mirënjohje, vazhdoj rrugëtimin tim në pozitën e drejtoreshës së shkollës, pas vlerësimit të performancës nga Inspektorati i Mitrovicës me një qasje shumë profesionale dhe korrekte dhe besimit të dhënë nga Kryetari i Komunës z.Ardian Gjini.
Ky vlerësim është për mua një dëshmi se puna, përkushtimi, korrektësia dhe angazhimi i vazhdueshëm për shkollën dhe nxënësit tanë janë vlerësuar me meritë.
Falënderoj sinqerisht Kryetarin e Komunës për besimin dhe mbështetjen, si dhe SIA Mitrovicë si dhe DKA Gjakovë për profesionalizmin dhe korrektësinë gjatë procesit.
Një falënderim i veçantë shkon për stafin e mrekullueshëm të shkollës sonë, i cili çdo ditë punon me përkushtim dhe zemër për edukimin dhe mirëqenien e nxënësve. Çdo sukses i imi është sukses i përbashkët i ekipit tonë. Punëtorët teknik për mirëmbajtje dhe ndihmë gjatë gjithë kohës.
Mirënjohjen më të thellë ia dedikoj familjes sime, e veçanërisht bashkëshortit tim Pleuratit, për mbështetjen, durimin dhe forcën që më ka dhënë në çdo sfidë dhe përgjegjësi.
Vazhdimi i kësaj detyre është motivim për të punuar edhe më shumë, me transparencë, dinjitet dhe përkushtim, në shërbim të shkollës, nxënësve dhe komunitetit tonë.
Faleminderit të gjithëve për besimin!