E diel, 19 Janar, 2025

Ymeri nga SBASHK-u: Kushdo që vjen në Qeveri do përballet me ne

- Advertisement1-

Sekretari i përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se kushdo që të vijë në qeverinë e ardhshme do të përballen me ata nëse sipas tij nuk do ti realizojnë premtimet e tyre.

Ymeri ka shtuar se edhe kryeministri Kurti para se të vinte në pushtet ka premtuar se do të jetë bashkëpunues, mirëpo siç është shprehur pas ardhjes në pushtet ai ka vepruar ndryshe.

- Advertisement -

“Unë shpresoj shumë që opozitarët ato që i premtojnë duhet ti kalkulojnë dhe ti realizojnë se kushdo që vjen në qeveri pastaj do të përballen me ne, se të njëjtin premtim e ka dhënë edhe kryeministri Kurti ka thënë se kur të vijë në pozicion do të bisedojë rregullisht me sindikata dhe të gjitha vendimet do ti marr me sindikata, ndërsa kur erdhi në pozicion i bëri veprimet e kundërta”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Ndryshe, kërkesa për rritje të pagave dhe respektim të Kontratës Kolektive, të mërkurën solli protestën e dytë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës. Në rast të mospërmbushjes së kërkesave të tyre, paralajmëruan edhe grevë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...