SBASHK filloi të shtunën punëtorinë dyditore për hartimin e Planit të Punës për Komunikimin 2027-2030 e cila është pjesë e Planit Strategjik të SBASHK-ut për të njëjtën periudhë.
Tryezën e hapi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili tha se SBASHK ka qenë në vazhdimësi i hapur me publikun përmes mediave ku edhe ka ndërtuar një bagazh në zhvillimin e kokunikimit publik edhe me publikun.
Jasharaj tha se ndjehet mirë që për rrjedhen e mabrë të konferencëns do të kujdeset prof. Dr. Alban Zeneli, i cili ka dhënë këshilla për qasjen ndaj mediave, e të cilat kanë dhënë rezultate ngase SBASHK ka qasje korrekte ndaj mediave.
Ndërsa fjalë rasti pati edhe kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, i cili e përshëndeti këtë teyezë dhe i dëshiroi sukses të gjithë pjesëmarrësve.
Kurse zyrtarja e programi të Qendrës së Solidaritetit, e cila e mbështet SBASHK-un në këtë punëtori, Bruna Hylviu, tha se qëllimi i Qendrës së Solidaritetit është mbështetja e SBASHK-ut në ndërtimin e këtij plani.
Ajo e falënderoi profesorin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, i cili do të propozojë versionin kryesor të këtij plani si dhe po e udhëheqë këtë tryezë.
Po ashtu, në dikustim morën pjesë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut të cilët janë nga shumica e komunave të Kosovës.
Në tryezë u diskutuan tema si: Pozicionimi strategjik dhe narrativa e SBASHK-ut, prioritetet dje audiencat, mjetet, strukturat dhe planifikimi vjetor i SBASHK-ut si dhe konkluzionet e konferencës.
Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, tha se duhet të bëhen ndryshime në sindikatë duke i identifikuar problemet, duke filluar përmes Shoqatave Sindikale deri tek niveli qendror i SBASHK-ut.
Sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri, tha se SBASHK-un e dallon rezistenca në organizimin ship të mësimit në kohën e okupimit serb.
”SBASHK ka qenë shtyllë e organizimit të mësimit shqip nëpër shtëpi si dhe gjatë egzodit në Maqedoni dhe Shqipëri me mësimdhënësit e shpërngulur dhe nxënësit shqiptar. Këto virtyte e dallojnë SBASHK-un prej sindikatave tjera dhe e vetmja organizatë që i ka mbi 80 për qind të të punësuarve në sektor, i ka anëtar”, tha Ymeri.
Qamil Hajdini, kryetar i NSKAP-it për Prishtinë, tha se është i nevojshëm digjitalizimi i shërbimeve digjitale dhe shfrytëzimi i tij.
Makfirete Zuka nga Vitia, kërkoi depolitizimin e institucioneve arsimore dhe heqjen e mbingarkesës së mësimdhënësve në punë. Të njëjtin shqetësim e patën edhe përfaqësuesit e kokunave tjera si Suhareka, Prizreni etj.
Ndërsa, zyrtari Ligjor në SBASHK tha se nuk ka nevojë për një sqarues digjital për pyetjet e sindikalistëve pasi sipas tij të emëruarit nëpër pozita sindikale, përgjigjet që lidhen me Statutin e SBASHK-ut duhet t’i kenë të qarta dhe të njohura.