E martë, 25 Shkurt, 2025

Ymer Ymeri nga SBASHK-u: Nëse s’përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor

- Advertisement1-

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, Ymer Ymeri, ka thënë se nëse nuk përmbushen kërkesat e kësaj sindikate, rrezikohet dëmtimi i fillimit të vitit shkollor.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se greva e përgjithshme mund të parandalohet nëse Qeveria e Kosovës i përmbushë kërkesat e SBASHK.

- Advertisement -

“Të gjitha këto përpjekje kanë dështuar dhe neve na ka mbetur vetëm greva si alternative. Na vjen shumë keq qe kemi ardhur në këtë situatë të tillë. Ka shumë gjasa të dëmtohet fillimi i vitit shkollor, por uroj që kjo mos të ndodh”.

“Greva fillon me 25 gusht, por procesi mësimor fillon më 1 shtator. Ka mundësi që deri atëherë të arrihet një marrëveshje për realizimin e kërkesave tona”

“Mundësitë buxhetore janë të sigurta dhe ka mundësi shteti i Kosovës t’i plotësojë kërkesat tona. Këresa është 100 euro derisa të kalon ligji për pagat”, ka deklaruar ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...