E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Ymer Ymeri nga SBASHK-u: Gjendja e Jasharajt nuk është serioze, ka pasur një ftohje

- Advertisement1-

Ymer Ymeri nga SBASHK-u ka thotë se kryesindikalisti Rrahman Jasharaj është ka ftohje, por kjo nuk është arsyeja e mungesës së sotme të Jasharajt në Komisionin për Arsim.

Pas përvojës jo të mirë, për shkak të sulmeve nga deputetët e shumicës, Rrahman Jasharaj nuk ka shkuar sot në Komisionin parlamentar. Kolegu i tij Ymer Ymeri thotë se në takim sot kanë zgjedhur të shkojnë ata që e përfaësojnë vetëm SBASHK-un, e jo të gjitha sindikatat në vend.

- Advertisement -

“Nuk është diçka serioze, por ka pasur një ftohje për shkak të angazhimeve të tij dyditore, sa ka qenë drejtoreësha evropiane e sindikatave të arsimit, dhe, sipas të gjitha gjasav, edhe kështu ka qenë në një tretman, me terapi, por është duke u përmirësu”, ka thënë Ymeri.

Mirëpo, sipas tij, kjo nuk ishte arsyeja e mungesës së sotme të Jasharajt në Komisionin parlamentar për Arsim, ku për herë të dytë radhazi ishin ftuar përfaqësues të SBASHK-ut dhe ministrat e Qeverisë Kurti, për të folur rreth mosmarrëveshejeve mbi greva.

“Meqenëse z. Jasharaj është kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, komisioni ishte për Arsim, dhe ishin ftuar vetëm për cështje të SBASHK-ut, për të mos u keqkuptuar, ne vendosëm që të shkojë nënkryetarja e SBASHK-ut, bashkë me dy anëtarë të këshillit grevist dhe unë si koordinator në SBASHK”, tha Ymeri.

Përfaqësuesi i sindikatave të arsimit thotë se në takimin e sotëm në Komisionin për Arsim nuk pati rezultatin që ai thotë se e prisnin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....