Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, ka thënë se Qeveria ka refuzuar ndërmjetësuesin për ndërmjetësim në realizimin e kërkesave me dialog.
Ymeri në Tëvë1, tha se grevën nuk po e shpallin udhëheqësit sindikal, por anëtarësia.
“Qeveria edhe ndërmjetësuesin e ka refuzuar dhe nuk e ka pranuar për të pasur ndërmjetësim për me realizu kërkesat me dialog. Qeveria si duket ka zgjedhur një mënyrë tjetër, tenton të bisedon me anëtarët e sindikatave duke injoruar udhëheqësit e tyre”.
“Grevën nuk janë duke e shpallur udhëheqësit sindikal, por janë duke e shpallur anëtarësia. Ne kemi grumbulluar nënshkrime të anëtarësisë, kërkesat e tyre që nëse nuk ka rezultat dialogu, veprimet të tjera sindikale siç e kemi pasur grevën një orëshe dhe dy protestat tjera që nuk kanë sjellë rezultate të përdorim edhe grevën e përgjithshme”, ka deklaruar Ymeri.
Ai uron që data 24 apo 25 kurdo që përcaktohet data, të gjejnë një zgjidhje të përbashkët që sipas tij të mos humbet mësimi.