Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se Ministria e Arsimit do të duhej që në vend të librave, të ndante laptopë për nxënësit.
Sipas tij, po të blihej kompjuterë për klasë në vend të blerjes së teksteve shkollore, do të ndihmonte edhe në buxhetin e shtetit.
Ymeri ka thënë se kalimi i blerjes në formë individuale ka shkaktuar dëm të madh të buxhetit.
“Ministria ndoshta do të duhej të mendonte që të mos i pagujë librat në këtë formën se si po i paguan një nga një prindërit, por të blejë mjete digjitale, ndonjë kompjuter për klasë, pra tekstet shkollore të kalojnë në digjitalizim. Dhe ai nxënës që ti ia blen një herë një pajisje elektronike përafërsisht me shumën që e ndan për dy vjet, ai e përdor për 8-9 vjet”.
“Të gjitha mjetet tjera që shfrytëzohen, pra rreth 20 milionë shfrytëzohen në mënyrë jo të duhur për tekstet shkollore dhe të shkosh nëpër klasë e sheh se një numër i madh i nxënësve nuk i kanë blerë librat, i kanë huazuar. Kalimi i bërjes me shumicë në formë individuale mendoj se ka shkaktuar një dëm të madh të buxhetit”, ka thënë ai.