Koordinatori i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Ymer Ymeri thotë se SBAShK-u është i gatshëm për të biseduar me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre.
“Greva do të shpallet në kohë të pacaktuar do të thotë deri në realizimin e kërkesave, kjo është arsyeja të cilën ne si SBASHK jemi të brengosur për shkak se patjetër kemi me u ulë në bisedime edhe me gjet zgjedhje për me i përfundua grevën pse nuk po i gjejmë para fillimit të grevës ose para fillimit të procesit mësimor, arsyeja pse kemi kërkuar mirëkuptim edhe nga federatat tjera me u shpallë më datën 24, 25 gusht është që të kemi hapësirë 5,6 ditë para fillimit të vitit shkollor me tentua që përsëri që edhe gjatë grevës do të ketë bisedime se qeveria është e gatshme, na jemi të gatshëm qysh sot, qysh në këtë moment të fillojmë bisedimet, por ta kemi një mundësi që nëse realizohen kërkesat mund të fillon viti shkollor”.
“Përndryshe deklarimet e ministres që viti shkollor ka me fillua më 1 shtator, se kuptoj me kënd e fillon, arsimtarët do të jenë në grevë edhe punonjësit e të gjitha institucioneve edhe punëtorët teknikë do të jenë në grevë nga data 24 ose 25 që do të ketë mundësi përgatitjen të shkollave për fillim të viti shkollor nëse s’jemi përgatitur”, thotë Ymeri.