Ymer Ymeri nga SBASHK: Anëtarësia do 100 euro, 50 eurot e Qeverisë të papranueshme për ta

- Advertisement -

U bën dy javë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka hyrë në grevë, kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk ia ka plotësuar kërkesat sipas tyre, ndër to 100 euro shtesë për punëtorët deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

- paragrafi 1 -

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Ymer Ymeri tha se nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje për realizimin e kërkesave të tyre greva do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

- Advertisement -

Ai tha se vendimi i qeverisë për shumën e dhënë prej 50 eurove për tre muaj, është i papranueshëm për ta.

“Nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje për realizimin e kërkesave tona atëherë greva vazhdon edhe në ditët në vijim, deri të arrihet një marrëveshje për plotësimin e kërkesave. Kemi diskutuar me anëtarësinë dhe vendimin që e ka marrë qeveria prej 50 eurove, ka qenë e papranueshme për mbi 90 për qind të anëtarësisë tonë”, tha ai.

Tutje tha se sot presin që të ndodh një takim me ministren e MASHT-it, Arbërie Nagavci me Këshillin e grevistëve.