YLLKA DOMI POETJA HEROINË
Heroina Yllka Domi e rënë në Altarin e Lirisë me datë 7 maj të vitit 1999.
Ajo ishte vetem 17 vjeçare nga qyteti Gjakovës ra heroikisht në Betejën e Çabratit.Ishte e radhitur në Brigadën 137 ” Gjakova”.
Që nga mosha e re merrej me shkrime, e edukuar në frymën kombtare ajo e bëri vdekjen si me le..
Në kohën kur ajo u vra, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj.
Por, Yllka ishte shumë më tepër se kaq. Ajo ishte poete që premtonte të sillte një frymë të re në poezinë shqiptare.
Sipas profesorëve dhe njerëzve që e njohën, vdekja e Yllkës ishte humbje e një kuadri intelektual, e një atdhetareje dhe poeteje, e cila do të ishte prijatare e proceseve te ndërtimit të shtetit, por edhe shtyllë e kulturës dhe letërsisë.
Yllka u rrit në një frymë atdhetare dhe po përballej gjithmonë me padrejtësitë që po i bëheshin atë kohë kombit shqiptar.
Prandaj, ajo ishte e interesuar gjithmonë që të informohet saktë se si po lëvizin gjërat.
Kudo ishte aktive, në shkollë, në grupe humanitare, në ndihmë banorëve të zhvendosur dhe aty ku e kërkonte nevoja.
Si e tillë, ra në kontakt me shumë të rinj e të reja, të cilët ishin kyçur në bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka kryer kurset për ndihmë të plagosurve në luftë dhe ka ushtruar përdorimin e armëve dhe pastrimin e tyre.
Poezitë e Yllkës, kushtuar dashurisë ndaj jetës, lirisë dhe vdekjes, sot e asaj dite janë të njohura dhe shpërndahen vazhdimisht.
Disa nga poezitë e Yllkës:
TI FLUTURON ME DALLANDYSHET
Një ditë çdo gjë do të ndryshojë,
do të vish të luash me veten,
do të këndosh në duet me heshtjen,
do të jetosh me kujtimin në ballë,
do të thërrasësh me zë ç’u bë vallë,
do të kërkosh për veten shpëtim
e s’do të gjesh kund emrin tim.
Trupi sajë i pajetë u gjetë në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë në vitin 2003.
Lavdi e përjetshme për Heroinën Yllka Domi 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱!