Fshati Lybeniq i Pejës është bërë me një doktor të ri të Stomatologjisë. Ylli Miftar Jahmurataj ka përfunduar me sukses studimet në këtë fushë, duke shënuar një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e tij akademik dhe profesional.
Lajmi është bërë i ditur nga komuniteti i fshatit Lybeniq, i cili ka uruar doktorin e ri për suksesin e arritur, duke e cilësuar këtë si një krenari për familjen, fshatin dhe Kosovën.
“Urime të përzemërta Dr. Ylli Miftar Jahmurataj për këtë arritje të madhe! Të urojmë shumë suksese në rrugëtimin tënd profesional. Qofsh gjithmonë në shërbim të njerëzve dhe krenari për familjen, fshatin dhe shtetin. Suksese të mëtejshme!”, thuhet në urimin e publikuar.
Diplomimi i Ylli Jahmuratajt si Doktor i Stomatologjisë përfaqëson një sukses të rëndësishëm personal dhe një kontribut të ri për profesionin e stomatologjisë, ndërsa njëherësh është edhe një arsye krenarie për vendlindjen e tij, Lybeniqin.