Yll Sadiku ka njoftuar se ka përfunduar me sukses studimet Master në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan AlbanianEducation.net.
Lajmin e bëri të ditur vetë Sadiku përmes një postimi publik, ku e cilësoi këtë arritje si një nder dhe privilegj të madh.
Ai ka falënderuar familjen, miqtë dhe kolegët për mbështetjen gjatë rrugëtimit akademik, duke theksuar se pa përkrahjen e tyre ky sukses do të ishte shumë më i vështirë.
“Harvardi është universiteti më i vjetër në SHBA dhe për mua ishte nder e privilegj që të jem pjesë e këtij institucioni”, ka shkruar Sadiku.

Universiteti i Harvardit konsiderohet ndër institucionet më prestigjioze në botë, ndërsa diplomimi i Sadikut përbën një arritje të rëndësishme akademike dhe profesionale.