Xhevdet Pozhari: Tu ndalen pagat atyre që hyjnë në grevë, turp që i binden Rrahman Jasharit

- Advertisement -

Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka kritikuar Rrahman Jasharin për paralajmërimin e grevës.

- paragrafi 1 -

Sipas Pozharit, kushdo që detyrimisht dëshiron të hyj në grevë duhet t’i ndalet pagesa deri në momentin kur kthehet në procesin mësimor.

- Advertisement -

“Ministria mund të sjell një vendim, ta dërgoj në të gjitha institucionet- Kushdo që detyrimisht dëshiron të hyj në grevë, ashtu siç parashihet edhe në nenin për ligjin e grevave, t’i pezullohet paga, ndërsa atyre të cilët e vijojnë mësimin t’i vazhdohet pagesa”, tha Pozhari në Atv.

SBASHK-u këmbëngul që greva do të vazhdojë edhe pas 1 shtatorit, kurse ministrja Arbërie Nagavci thotë se mësimi do të fillojë më 1 shtator.