Xhevdet Pozhari: “Krimi” i pafalshëm i Nagavcit është pse ka hapur opsionin që paratë për libra të kalojnë direkt tek prindërit

- Advertisement -

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas kritikave që opozitarët po ia bëjnë ministres Arbërie Nagavci dhe po ia kërkojnë dorëheqjen.

- paragrafi 1 -

Pozhari përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “krimi” i pafalshëm i Nagavcit është pse ka hapur opsionin që paratë për libra të kalojnë direkt tek prindërit!

- Advertisement -

Postimi i tij:

I dëgjova krejt konferencat e opozitës që kërkonin dorëheqjen e Ministres Nagavci. “Krimi” i saj i pafalshëm pse ka hapur opsionin që paratë për libra të kalojnë direkt tek prindërit!

Asnjë fjalë të vetme nuk e thanë për monopolin e shtëpive botuese të cilat abuzojnë me çmime ngaqë e dinë se produktin e kanë të shitur para se ta shtypin.

- Advertisement -

Asnjë fjalë të vetme për mbrojtjen e buxhetit. Asnjë fjalë e vetme për tekstet skandaloze.

Shqetësuese kur njerëz të cilët e dinë më mirë se çdo kush se çfarë ka ndodhur me arsimin gjatë gjithë këtyre viteve, nuk gjejnë guxim të thonë – t’ja nisim prej së mbari.