Xhevdet Pozhari i ashpër: Rrahman Jasharaj hup dhe zhduku

- Advertisement -

Sindikata e Arsimit ka deklaruar se e shtuna e 15 tetorit mund të konsiderohet si ditë e humbur e mësimit.

- paragrafi 1 -

Me një deklaratë për media, SBASHK-u deklaron se MASHTI mund të jap shifra e deklarime, por realiteti në terren flet se në 70 % të institucioneve të arsimit fillor e të mesëm të ulët, këtë të shtunë nuk është mbajtur fare mësimi.

- Advertisement -

SBASHK ka thënë se edhe të shtunave tjera nuk do të ketë mësim.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari i cili është shprehur i ashpër me Rrahman Jasharajn duke i shkruar ‘hup dhe zhuku’.

“Shumica e mësimdhënësve zhvilluan sot mësimin, Rrahman Jasharaj paska reaguar kundër tyre.
Hup bre, zhduku! Mësimdhënësit nuk janë pronë as e sindikatës, as e ministrisë.
Janë veç në shërbim të edukimit të brezave të rinj”, ka shkruar Pozhari në Facebook.

- Advertisement -