E premte, 26 Korrik, 2024

Xhensida ka nevojë urgjente për ndihmën tonë!

- Advertisement1-

Mbrëmjen e 13 shtatorit ka startuar emisioni më i ri “Historia e Fundjavës”. Siç edhe drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari më parë ka lajmëruar, puntata është shoqëruar me emocione, por edhe lot gëzimi. Në të janë prezantuar disa histori të rrëfyera nga njerëz të ndryshëm, jeta e të cilëve tashmë ka ndryshuar.

Po ashtu është prezantuar edhe historia e Xhensidës, e cila bën apel për ndihmë. 10-vjeçarja ka lindur me skoliozë, një sëmundje që sjell deformimin e shtyllës kurrizore, dhe që me kohën rëndohet duke i vënë jetën në rrezik. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat familja e saj ndodhet, Xhensida e ka të pamundur të kurohet.

- Advertisement -

“Doktorët më kanë thënë se nëse nuk bëhet tani operacion, goca mund të përfundojë në karrige me rrota. Nuk do e doja më jetën, se nuk e shoh dot kështu kurrizin e gocës. Kam më tepër se 3 vite që nuk e kam çuar gocën as për vizitë, sepse nuk kam mundësi,” rrëfen Jonida, e ëma.

E vetmja shpresë e saj është një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit.  Por, koha nuk është në favorin e saj, pasi çdo ditë që kalon është një mundësi më pak për tu shëruar. Pas analizave dhe konsultave që “Fundjavë Ndryshe” zhvilloi, një spital në Turqi njoftoi se kjo ndërhyrje kushton 17 mijë euro.

Edhe pse gjendja e Xhensidës është shumë e rënduar, ajo sërish ka shpresë se ne do ta ndihmojmë t’ia dalë. Pasi ajo shpreson tek unë, tek ti, tek të gjithë ne!

Bamirësia nuk të varfëron!

 

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...