Ata që janë në këtë sistemin arsimor në Kosovën e pasluftës e në veçanti nga
pavarësia e shtetit tonë leht do ta kuptojnë sa i rëndë dhe apsurd vazhdon të jetë ky problem kohë të gjatë madje edhe pasojat që po sjell përditë jo vetëm në arsim, po edhe lëmenjve tjerë, duke i goditur padrejtësisht me ekzekitimin e vendime gjyqësore e përmbarimore në buxhet, që dëmton realizimin e projekteve sipas planifikimeve e miratimeve përfundimtare.
Çështja problematike është mbetja jashtë listave të pagës e numrit ekstremë të mësimdhënësve, përkundër se ata mbajnë mësim të rregullt!
Kjo anomali, në radhë të parë duhet ta shqetësonte secilën ministri të arsimit kosovar dhe e them këtë se dukuria e jashtëligjshme as është qasur e fare nuk është zgjidhur në të gjitha qeverisjet kosovare nga pavarësia, ngjashëm me situatën në qeverisjen me UNMIK-ut.
Çka kujtojnë politikanët tonë se mund të mësyjnë rrugën e integrimit në BE me një standart të tillë aq shokues për arsimin, kur nxënës të akcilës shkollë marrin rrugën për mësim, që është e drejtë elementare kushtetuese e kur arrijnë në klasë mungon mësuesi/ja!? A nuk ndodhi kjo këto kohë në një klasë në Podujevë, që mësuesja mungon për shkak të shtatzënisë!
Shumë raste, jam i vetëdijshëm kur them shumë, ndodhin zëvendësime për shkaqe të ndryshme të mësimdhënësve, qoftë për arsye sëmundjesh apo edhe lënies së vendeve të punës, si të individëve që ikin jashtë vendit dhe derisa të mbahen procedurat e rekrutimit, orët ose nuk mbahen apo edhe kur mbahen nga individë tjerë, këta nuk futen në sistem pagash!
Edhe MASHTI, po edhe SBASHK-u apo as rekomandimet nga Asociacioni i Komunave të Kosovës vetëm mund të shprehin pakënaqësi, ndryshe asnjëri nga ato nuk ka mundësi të zgjidhjes. Kjo sepse politika qeverisëse nuk ka dhënë zgjidhje kësaj çështjeje aq kruciale për arsimin. Minimumin që e vërejta, në komunën e Drenasit, këta kishin diku 40 raste të mësimdhënësve që punojnë, po nuk paguhen, sepse nuk kanë mundur t’i përfshijnë në listë të pagave e për komuna tjera ka raste edhe më ekstreme me 100 e më shumë të tilla.
Këtu nuk mendoj se problemi është tek komuna kjo apo ajo, por mungojnë qasjet qeveritare për zgjidhje. E në këto situata, dikujt i “bie shi në kollomoq”, sepse mësimdhënësit jashtë listave të pagave detyrohen të ndjekin procedura gjyqësore, edhe deri tek ato përmbarimore, ashtu që vetëm fryhet kostoja e pagesës detyrimore deri në 40% me të gjitha shpenzimet procedurale. E kështu goditen programet e institucioneve, jo veç arsimore, po edhe ato tjera, duke ju marrë mjete buxhetore dhunshëm me ekzekutime gjyqi në dëm të realizimit të projekteve të caktuara e të miratuara në të gjitha instancat e nevojshme.
Në mesin e shumë mësimdhënësve jashtë listës së pagave e që mbajnë mësimin e plotë sipas kontratave të punës, kishte zëvendësues të kolegeve në pushime të lindjes. Në këso rastesh pothuaj të gjitha komunat kanë premtuar mjete buxhetore për çdo lindje, e llogarit tani si mund të privohen nga e drejta në mësim nxënës tonë kur mungon mësuesja?!
U tha se komunat janë sanksionuar pa faj në raste të këtilla, bile me shuma tepër marramenëse, duke ju shkaktuar mangësi e deformime të pakompenzueshme në buxhet, por askush nuk u zhegit për këto anomali shtetërore, që duhet të marrin zgjidhje njëherepërgjithmonë me mbulim të çdo rasti të tillë, në mënyrë që edhe procesi në arsim të shkojë në rrugë të duhura të rregullta e t’u iken sankcionimet gjyqësore e të dhunshme në ndërhyrje në buxhetet e komunave. Të gjitha këso rastesh, aq të shumta në sistem arsimor duhen zgjidhje e jo zhagitje pa fund.