Xhelil Ismaili është zgjedhur mësuesi i dalluar në shkollën “Emin Duraku” në Banullë të Lipjanit, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftim nga SHFMU “Emin Duraku” – Banullë
📝Çmimi “Mësimdhënësi i Dalluar” për Prof. Xhelil Ismaili
Për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, mësimdhënësi i gjuhës shqipe, Prof. Xhelil Ismaili, është shpërblyer me çmimin “Mësimdhënësi i Dalluar” nga SHFMU “Emin Duraku” – Banullë. Ky vlerësim i merituar është një dëshmi e përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm ndaj arsimit dhe edukimit të brezave të rinj.
Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në ambientet e Komunës së Lipjanit, ku çmimi iu dorëzua nga drejtori i DKA-së, z. Rasim Hasani. Ky moment është një motivim i madh për të gjithë mësimdhënësit tanë që vazhdojnë të japin kontribut të çmuar në arsim.
Urime Prof. Xhelil Ismaili! Faleminderit për përkushtimin dhe punën e palodhur në edukimin e shumë brezave!
Drejtori i shkollës: Raif Sadiku