Xhavit Rexhaj: Testet në Kosovë, s’japin informacionet e duhura sa është përgatitur fëmija për jetë

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë se mënyra e vlerësimit të nxënësve në Kosovë nuk jep informacionet e duhura se sa është përgatitur fëmija për jetë.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, fëmijët hasin në problem për të dalë me rezultate pozitive për shkak të metodave të ndryshme të vlerësimit.

- Advertisement -

Ai ka thënë në “Konfront” të KTV-së se fëmijët brenda shkollave vlerësohen me mbamendje ndërsa në teste përballen me pyetje me alternativa. Ai ka thënë po ashtu se edhe në testet e arritshmërisë dhe maturës kanë pyetje me alternativa, “me tendenca kah e vjetra” e “jo që tregojnë se sa është përgatitur fëmija për jetë”.

Për dallim nga këto testime, Rexhaj ka thënë se vlerësimi PISA është krejt i ndryshëm dhe kjo e komplikon gjendjen.