Xhavit Rexhaj: SHFMU “Emin Duraku” në Prizren – një shkollë model dhe transformuese

- Advertisement5 -

SHKOLLA TRANSFORMUESE

- paragrafi 1 -

Kush e di cili është dhe ku është i shkruar misioni i shkollës në Kosovë? Mos u lodhni!

- Advertisement -

Ekziston misioni i arsimit por jo edhe misioni i shkollës në Kosovë! Prandaj, sot shkollat në Kosovë ofrojnë kryesisht mësimdhënie. Fëmijët mësojnë (nga pak) e mësimdhënësit japin mësim (nga pak) e nota (nga shumë) dhe këtu mbaron puna. Pse është kështu? Sepse nga shkollat nuk kërkohet asgjë më shumë nga shteti e nga prindërit.

Por çka do të duhej të bënte shkolla — pos mësimdhënies — që të bëhet shkollë transformuese?

e para, të ndihmojnë prindërit e familjet në përballje me teknologjitë e reja, rrjetet sociale dhe krimin kibernetik!

- Advertisement -

e dyta, të identifikojë vështirësitë në zhvillim e talentet e fëmijëve dhe të ndihmojë në zhvillimin e potencialit të tyre

e treta, të edukojë fëmijët! Në shkollat tona ka shumë arsim e mësim por pak e aspak edukim!

e katërta, të organizojë aktivitete në klube (arte, letërsi, shkenca, teknologji, mjedis), mësim plotësues dhe aktivitete jashtëkurrikulare

e pesta, të kujdeset për mirëqenien fizike, emocionale e psikike të nxënësve

e gjashta, të zhvillojë te nxënësit mendimin kritik e jo të ndrydhe mendimin e lirë e kreativitetin.

A ka shkolla të tilla në Kosovë? Po, ka! Janë disa që i di unë, por sot do të flas për disa veprime të SHFMU Emin Duraku në Prizren — një shkollë model dhe transformuese. Pos që i kanë të gjitha laboratorët e pajisjet, ata kanë edhe disa klube shumë aktive të nxënësve, kanë klasat parafillore dhe kopshtet në tri gjuhë, revistën shkollore, shërbimet pedagogjike e profesionale, departamente (aktiva) plotësisht funksionale e plot të tjera.

Këto ditë mi kanë dërguar tri materiale nga shkolla:

611178169 10163536335861955 8115227821645007406 n

Fotografia më lart është një fletpalosje e komunikimit me familjet për të ndihmuar në trajtimin e problemeve me të cilat përballen fëmijët në familje!

Pas mbledhjes me prindër, kanë shpërndarë një material informues për vlerësimin e nxënësve dhe për përgjegjësitë, perceptimet e të drejtat e prindërve në këtë fushë.

Kanë kryer një hulumtim të performancës së nxënësve dhe kanë gjetur se problemet më të mëdha shfaqen tek fëmijët nga familje me probleme të ndryshme, përfshirë familjet me një prind/kujdestar ligjor. Dhe, kanë vendosur një sërë masash për të ndihmuar — aq sa mundën!

Edhe kjo është shkollë në Kosovë, e stërngarkuar, me mungesë fondesh, me pagat e njëjta, dhe me probleme tipike për një shkollë kosovare. Ku është burimi i suksesit të tyre?

Fillimisht kam menduar se është drejtori Rrahim që i shtynë punët me forcë e përkushtim.

Por, në të vërtetë është edhe koordinatorja e cilësisë, është zvëndës-drejtori, psikologia e shkollës, janë shefat e departamenteve, redaktorja e revistës, koordinatorët e klubeve, janë prindërit, janë mësimdhënësit. Këtu ka shumë ‘Rrahima’ — është krijuar masë kritike e zhvillimit e transformimit.

Është kjo një shkollë transformuese — në kushtet e Kosovës — e vlefshme të vizitohet. Unë prej tyre (edhe prej disa shkollave të tjera publike e private) i marr idetë e inspirimin.

Paramendo sikur të kishim 200 shkolla të tilla! Paramendo sikur shteti të përkrahte shkollat si e sa duhet?!