Xhavit Rexhaj: Nuk ka kushte për testim të gjithë mësimdhënësve

- Advertisement5 -

Njohësi i çështjes së arsimit Xhavit Rexhaj, shprehet pro vlerësimit të performancës së mësimdhënësve si dhe testimit të tyre.

- paragrafi 1 -

“Çdo sistem duhet të ketë llogari dhënie dhe testimi bëhet për llogaridhënie por personalisht mendoj se në këtë fazë nuk ka kushte për testim të gjithë mësimdhënësve, por e përkrah dhe mendoj se është shumë në rregull testimi për licensë të avancuar vendet në rajon e zbatojnë testimet me rastin e hyrjes në sistem si bëhet ai mund të bëhet edhe normal por të bëhej një numër i mësimdhnësve nuk do të hynin”, tha Rexhaj për RTV21.

- Advertisement - M1

Rezultatet e fundit në testin PISA, të cilat e radhitën Kosovën në venin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse, ka nxitur debat të gjerë në shoqëri për rënien e cilësisë në arsim. Për këtë rezultat të dobët, përveç ministrisë së arsimit, përgjegjësia u adresua edhe tek shkollat dhe mësimdhënësit.