Xhavit Rexhaj: Kosovës i duhet kurrikulë për fëmijët e saj, jo modele të Finlandës e Singaporit

- Advertisement5 -

Eksperti i arsimit, Xhavit Rexhaj, ka reaguar ndaj nismës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për vlerësimin e kurrikulave lëndore, duke theksuar se procesi është i rëndësishëm, por po zhvillohet pa qartësi dhe pa agjenci të pavarur, siç e kërkon ligji.

- paragrafi 1 -

Ai nënvizon se arsimi i Kosovës ka nevojë për një kurrikulë të ndërtuar mbi realitetet dhe nevojat e vendit, për fëmijët e Kosovës – jo thjesht për të kopjuar modele nga Finlanda apo Singapori, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje nga eksperti Xhavit Rexhaj:

Vleresimi i kurrikulave lendore (KL) nga MASHTI

Ne pamundesi per ndikim me te drejteperdrejte, dhe me qellim qe te mos bejme gabime te medha ne nje segment te rendesishem sic eshte kurrikula, po them se:

- Advertisement -

1. Eshte mire qe MASHTI ka vendosur te beje vleresimin e kurrikulave, qofshin ato edhe lendore. Kurrikula eshte ne zemer te arsimit. Aty jane mesimdhenia, te nxenit, tekstet, cilesia; jane edhe notat e vleresimi i nxenesve, te mesimdhenesve, dhe i shkolles. Te gjitha jane ne kurrikule. Te gjitha mundimet dhe deshtimet e arsimit kosovar ne 17 vitet e fundit lidhen me menyren si u bene kurrikulat! A duam ta vazhdojme ankthin apo te hapim rruge per komunitetin arsimor e per femijet tane?
Por, nuk mendoj se eshte mire qe MASHTI ka filluar vleresim te kurrikulave pa nje agjenci te pavarur, profesionale, e kompetente te kurrikulave – ashtu sic e kerkon Ligji!

2. Nga vendimi perkates i MASHTI per vleresimin e kurrikulave lendore (KL) nuk e kisha te qarte:

a) a po vleresohet CILESIA e kurrikulave lendore – domethene duam ta shohim a eshte e qarte cka e si duhet te bejne shkollat per femijet?

b) a po vleresohet ZBATIMI i KL – domethene a po duam te shohim se a po punojne shkollat e mesimdhenesit si duhet? Apo

c) ose a po vleresohet NDERTIMI I KOMPETENCAVE e REALIZIMI I REZULTATEVE KRYESORE te kurikules shterore permes kurrikulave lendore – domethene a po duam te shohim se a po zhvillohen femijet e potenciali i tyre si duhet permes kurrikulave?
Keto nuk jane te qarta. Mund te jete edhe nga injoranca ime sepse nuk i kuptoj kurrikulat!

3. Po ashtu, nuk eshte e qarte se cila do te jete korniza dhe kriteret e vleresimit te KL: korniza e tanishme kurrikulare apo ndonje kornize e kritere te tjera te vleresimit?
Nese eshte kjo e tashmja, ka rrezik qe kjo te mos mjaftoje, sepse ne nderkohe kane ndodhur: Kovidi, Digjitalizimi, Inteligjenca artificiale, dhe Rrjetet sociale (Tik-Toku). Nuk mundet kurrikula e tashme te sherbeje si kornize per vleresimin e nje kurrikule ne kohe pas Kovidit, pas digjitalizimit e pas IA e as te hapë rrugë per kurrikula te reja. Nuk mundet Korniza qe flet per TIK-un te vleresoje per Inteligjencen Artificiale! Tash madje po flitet per kuantum kompjuterikën – nje dimension i ri me mundesi te pafundme per njerezimin e zhvillimin! Femijet tane nuk do te rriten me TIK – por me teknologji krejt te tjera!

4. Pastaj, nuk e kuptoj pse te vleresohen kurrikulat lendore e programet mesimore? Kjo qasje nuk mund te perfundoje ndryshe pos duke shtuar lende te reja per (digjitalizimin e IA) dhe permbajtje e tema te reja – domethene më shume lende, më shume libra, çanta me te renda e me te medha!

5. Ne fund, per te mos e zgjatur, propozoj qe qeveria dhe MASHTI:

a) pa vonuar, te fillojne pergatitjet per themelimin dhe funksionalizimin e Agjencise per Kurrikula, Standarde e Vleresim – sic e kerkon Ligji. Sikur ne arsimin e larte, permiresimin e arsimit paraunuversitar duhet t’ia leme nje agjencie te pavarur, profesionale, e kompetente! Ndryshe nuk bene!

b) njekohesisht me themelimin e Agjencise, te filloje VLERESIMI I ZBATIMIT te kurrikules shteterore ne shkolla.Vkeresimi qe e beri Instituti i Pedagogjise me 2019 tashme eshte tejkaluar.

c) varesisht nga rezultatet e vleresimit nen b) te filloje nje rishikim i lehte i Kornizes se tanishme Kurrikulare, me fokus ne Parimet, Kompetencat, dhe Rezultatet Kryesore per fusha dhe shkalle.

Kjo eshte krejtesisht e domosdoshme, sepse (i) sot jemi me te ditur, (ii) i kuptojme me mire kurrikulat dhe nevojat e arsimit kosovar dhe (iii) sepse aq shume ka ndryshuar e po ndryshon bota e jeta e arsimi e ekonomia ne 10 vitet e fundit, saqe nuk mund te shkojme tutje me te Njejten Kornize.

d) ne fund, kerkohet haptesi e jo mbyllje – femijet e te rinjte e Kosoves jane te Kosoves, te tere Kosoves! Dhe tere kapacitetet e Kosoves prap nuk mjaftojne – duhet haptesi edhe ndaj ekspertizes se jashtme! Dhe duhet Kurrikule e Kosoves per femijet e Kosoves. Jo kurrikule e Finlandes e Singaporit per Kosoven!