E martë, 25 Shkurt, 2025

Xhafer Avdyli ish-mësimdhënës: Në fshatra po mbyllen shkollat, në qytete po punohet me tre ndërrime

- Advertisement1-

Republika e Kosovës po përballet me numrin e nxënësve dhe rritjen e urbanizimit si p.sh rritja e numrit të popullsisë shembull; Fushë Kosova pa përmirësime të mëdha në rrjetin e shkollave fillore, posaqërisht në vendet rurale kanë rezultuar që disa shkolla të mos i shfrytëzojnë në masë të duhur hapësirat dhe personelin e tyre nëpër disa komuna veç parashihet të mbyllen disa shkolla për shkak të numrit të nxënësve sidomos paralelet e ndara.

Nga ana tjetër, ca shkolla tjera kanë numër tepër të madh të nxënësve, ndërsa iu mungon stafi mësimor, kurse në zona rurale ka rënë numri i nxënësve ku në disa shkolla punohet me paralele të kombinuara sepse ka klasa me një ose dy nxënës kështu që duhet të organizojnë klasa të kombinuara ku rezultati do të mungon në zona urbane ende ka shkolla që punojnë me tri ndërrime pra të trefishta – që me gjasa ndikon në rezultatet e të nxënit.

- Advertisement -

Ndryshime të tilla kanë çuar në shpërndarje joefikase dhe të pabarabartë të resurseve shkollore.

Për më tepër, një pjesë e madhe e shpenzimeve të arsimit fillor ndahen për t’i mbuluar shpenzimet e pagave të personelit të shkollës, duke lënë mjete të pamjaftueshme për shpenzime kapitale, për riparimin dhe mbajtjen e objekteve në gjendje të mirë dhe për investimin në zhvillimin profesional të personelit.

Rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të rrjetit të shkollave të arsimit fillor, duke garantuar barazi të qasjes në shkollë, ka qenë një sfidë për shumë vende.

Forumi – Përpjekje e përbashkët e Ministrisë së Arsimit Shkencës,dhe Tekknologjise(MASHT) UNICEF-it dhe Bankës Botërore – do t’i bëjë bashkë politikëbërësit, ekspertët, ideatorët dhe mbështetësit nga Evropa e më gjerë për të ndarë përvoja krahasuese, për t’i shpalosur mësimet e nxjerra dhe për t’i prezantuar faktorët kyç të suksesit nga riorganizimi i rrjetit të shkollave në vendet e Ballkanit po edhe të Evropës.

/AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...