E hënë, 20 Janar, 2025

Xhafer Avdyli: Dita e mësuesit të vërtetë fillon para se të bie zilja e shkollës

- Advertisement1-

Mësimdhënësi i vërtetë

– Dita e tyre fillon shumë përpara se të bie zilja e shkollës dhe kur shumica e nxënësve janë ende duke fjetur.

- Advertisement -

– Dhe vazhdon shumë kohë pasi nxënësit kthehen në shtëpi.

– Mësuesit janë profesionist me shumë detyra dhe obligime: ata e korrigjojnë punën me nxënës derisa e përgatisin darkën ose janë duke bërë ndonjë punë tjetër.

– Ata duhet të mësojnë shumë më shumë sesa lënda e tyre.

– Ata jetojnë dhe punojnë përpara audiencës më të vështirë dhe më kërkuese në botë.

– Mësuesit nuk ulen në tavolinat e tyre sikur bëjnë shumë profesione tjera Ata janë pothuajse gjithmonë në këmbë për të mësuar dhe ndihmuar nxënësit e tyre .

– Ata kanë durimin e një shenjtori dhe janë në gjendje të trajtojnë nxënësit kokëfortë dhe kryeneq gjatë gjithë ditës.

- Advertisement -rrrrrrr

– Ata kanë një nga zanatet më të rëndësishme në botë – dhe nuk paguhen në mënyrën merritore për punën që e bëjnë

– Nganjëherë,madje shpenzojnë paratë e tyre të fituara me vështirësi për nevoja shkollore dhe për shpërblime për nxënësit e tyre.

– Kënaqësia dhe gëzimi më i madhë për mësimdhënësit është vetëm atëherë kur i sheh dhe i ndien rezultatet dhe sukseset e nxënësve të tij.

– Për mësimdhënësin zhgënjimi më imadhë është kur e vëren se interesimi po bie dhe nuk po mundet ti arrij rezultatet e dëshiruara.

– Pra, mësuesit, si heronjë që janë, gjithmonë përpiqen të gjejnë dhe gjejnë mënyra për ta bërë temën e tyre interesante.

– Fjala “Dështim” nuk është fjalë në fjalorin e një mësimdhënësi. Ata gjithmonë gjejnë një mënyrë.

Ata arrijnë të menaxhojnë edhe nxënësit problemetatik të cilët njëkohësisht kanë edhe përkrahjen e prindërve të tyre mendjemëdhenjë dhe injorant.

– Gatishmëria e tyre për mësimdhënje është më e fortë se vullneti i nxënësve për t’i mashtruar ata.

– Mësuesit kanë aftësi për ta bërë secilin nxënës të veçantë, edhe në një klasë me mdi 30 nxënës

– Mësimdhënia është me të vërtetë një profesion ku janë të shkrira në të rreth 20 profesione tjera.

– Mësimdhënësit edhe gjatë darkës duhet të mendojnë dhe planifikojnë për përgatitjet dhe testet e tyre.

– Mësimdhënësit janë edhe magjistarë,sepse në çdo çast duhet të improvizojnë gjëra që ta bëjnë mësimin sa më tërheqës.

– Ata duhet të vishen gjithherë me elegancë dhe me shumë modesti pa e tërhequr vëmendjen e nxënësve.

– Ata duhet të presin disa vjet për ti parë frytet e punës së tyre.

– Disa njërëz mendojnë se mësimdhënësit jetojnë vetëm për pushimet verore.Këta njërëz e kanë gabim dhe janë të paditur.

– Pushimet verore vërtet janë argëtuese – por mësuesit një pjesë të pushimeve verore e kalojnë duke u përgatitur për fillimin e vitit tjetër.Për të qenë një mësues më i mirë.

– E ardhmja,vërtet është në duart e MËSIMDHËNËSVE.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...