Shkrim për Albanian Education nga Xhafer Avdyli, mësimdhënës – Koordinator i cilësisë
Jam mendu gjatë për me shkru për arsimin për problemet e shumta që i ka ,për vështirësitë që ballafaqohet çdo ditë,për sulmet që i përjeton,nga më të ndryshmet.Arsimi është një sektor shumë i rëndësishëm që nuk duhet anashkaluar.Kush më mirë se ne punëtorët e arsimit nuk i din këto probleme që vetëm ne mundohem t’i tejkalojmë dhe sado pak të i zgjidhim.
Nuk e kemi të lehtë aspak.Në fillim i potencova sulmet,sulme që vijnë nga gjithkush.Fjalët e para nga ata gjithkush janë:u kënaqët pushim,po i mbani 3-4 orë,po i mësoni fort,shihni rezultatet e PISA-s, rrogën e keni 500 euro, ish dashtë me u ba veç mësues e tjera e tjera.
Shumica e “sulmuesve”nëse mund t’i quaj, nuk e dijnë apo nuk duan ta dijnë se të punosh në arsim, përveç se është një profesion i shenjtë dhe i shtrenjtë, nuk është aspak e lehtë.Ne nuk kemi asnjëherë pushim,përveç planeve ditore,javore, ne duhet përgatitë për çdo ditë për ditën e nesërme nëse duam të jemi të suksesshëm bashkë me nxënësit.
Duhet të kemi qasje në internet apo literaturë shtesë për t’i shtuar njohuritë që shpesh janë të mangëta në tekstet tona shkollore.
Tërë kësaj i shtojmë mos-interesimin e nxënësve për mësim,sado që ne mësuesit mundohem t’ju ofrojmë njohuri që janë me plan-program shkollor,mjetet e konkretizimit mungojnë tërësisht që nxënësve t’u bëhet mësimi më atraktiv.
Në vazhdën e shumë të këqijave që po ndodhin në arsim janë sjelljet e këqija të nxënësve,falë të disa politikave të mbrapshta që nxënësi duhet të jetë i lirë, tê bëjë çka të dojë që në fund të përdor edhe dhunë.
A mësuesi duhet ta duroj zhurmën,fyerjet ndoshta edhe dhunën?!