Komuna e Vushtrrisë merr vendim për ndalimin e telefonave nga nxënësit në shkolla

- Advertisement -

Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri ka njoftuar se ka marrë vendim përdorimin e telefonave nga nxënësit në shkolla, shkruan AlbanianEducation.net.

DKA thotë se ky hap vjen si një reagim ndaj shqetësimeve në rritje për ndikimin negativ që telefonat kanë në sjelljet dhe mirëqenien e të rinjve gjatë procesit edukativ.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Në përpjekje për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për nxënësit, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) ka marrë vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonave nga nxënësit në shkolla.

Ky hap vjen si një reagim ndaj shqetësimeve në rritje për ndikimin negativ që telefonat kanë në sjelljet dhe mirëqenien e të rinjve gjatë procesit edukativ.

- Advertisement -

Arsyetimi i vendimit

DKA thekson se ky vendim është i motivuar nga raste të përsëritura të dhunës, urrejtjes dhe lojërave të rrezikshme, të cilat shpesh përfshijnë vetlëndime mes nxënësve.

Përdorimi i tepruar i telefonave gjatë procesit mësimor është identifikuar si një faktor që ndikon negativisht në fokusin, performancën dhe sjelljet sociale të nxënësve.

Përfitimet e vendimit

Ndalimi i telefonave gjatë procesit mësimor pritet të sjellë përfitime të shumta, duke përfshirë:

Përmirësimin e mirëqenies psikologjike të nxënësve.

Rritjen e fokusit në mësimnxënie dhe përmirësimin e rezultateve akademike.
Nxitjen e sjelljeve sociale pozitive dhe zhvillimin e aftësive për bashkëpunim mes nxënësve.

Thirrje për bashkëpunim

DKA bën apel tek prindërit dhe aktorët e tjerë të përfshirë në edukimin e fëmijëve që të rrisin kujdesin dhe monitorimin e sjelljeve të tyre. Përkrahja dhe mbështetja nga prindërit është jetike për zbatimin me sukses të këtij vendimi dhe për krijimin e një mjedisi edukativ të shëndetshëm.

Angazhimi për monitorim

Autoritetet janë të përkushtuara për të monitoruar zbatimin e këtij vendimi në të gjitha shkollat dhe për të siguruar që nxënësit të përfitojnë maksimalisht nga kjo masë.

Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një kulture të shëndetshme edukative dhe të mirëqenies së përgjithshme të nxënësve.

Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe mbrojtja e fëmijëve mbeten prioritet i përhershëm për institucionet arsimore. /AlbanianEducation.net