E hënë, 24 Shkurt, 2025

Vritet mësuesja 28-vjeçare, arrestohet shqiptari

- Advertisement1-

Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Angli, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së mësueses, Sabina Nessa. Mësohet se shqiptari punonte si shpërndarës picash për kompaninë Domino.


I identifikuar me emrin Koci Selamaj, 36-vjeçari u arrestua gjatë një bastisje që u bë sot në mëngjes në banesën e tij në Eastbourne, East Sussex.

- Advertisement -

Daily Mail shkruan se policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën ku jetonte. Lidhur me vrasjen e mësueses, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë por ata do të hetohen në gjendje të lirë.

Por edhe pse shqiptari tashmë do të akuzohet për vrasje nga fqinjët njihej si një njeri shumë i qetë. “Është një person shumë i qetë. Punonte me shpërndarjen e ushqimit të gatshëm”, tha një fqinj i tij.

“Ka qenë një person i padëmshëm, shikonte gjithmonë punën e tij“, ka thënë një tjetër banor në lagjen ku ai banonte.

Vrasja e Sabina Nessa ndodhi pak ditë më parë, ku 28-vjeçarja u godit me armë në kokë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...