E hënë, 24 Shkurt, 2025

Vrasja e nxënësit në Viti – krejt çka dihet për rastin tragjik

- Advertisement1-

Një rast tragjik ka ndodhur të enjten në mbrëmje në familjen Xhymshiti në Viti. Djali i tyre i mitur u ther me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.

Rasti e ka prekur edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Viti, Nijazi Isaku, i cili e ka publikuar fotografinë e 17-vjeçarit që u vra mbrëmë në Viti.

- Advertisement -

Isaku ka konfirmuar se 17 vjeçari i vrarë është Blerton Xhymshiti nga fshati Lubishtë.

“Lajm i trishtë për humbjen tragjike të të riut tonë, Blerton Xhymshiti nga Lubishta. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Xhymshiti, të afërmve dhe shokëve për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe Blerton! Zoti të shpërbleftë me Xhennet!”, ka shkruar Isaku në një postim në Facebook.

Ndryshe, i dyshuari për rastin u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua lidhur me këtë rast është A.Haxhiu, 16-vjeçar nga fshati Kabash i Vitisë.

Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Viti, e më pas është transferuar në Gjilan, por përkundër intervenimeve, ndërroi jetë.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor që e mori për trajtim e më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

- Advertisement -rrrrrrr

Hetimet tashmë kanë nisur me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...