E hënë, 3 Mars, 2025

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

- Advertisement1-

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan Noli” pas ngjarjes së rëndë.

audio dëgjohet një prind që i kërkon llogari mësueses dhe thotë se stafi i shkollës kishte dijeni se i mituri ishte i armatosur.

- Advertisement -

Sipas prindërve, jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesja, drejtoresha, psikologia e shkollës “Fan Noli” dhe oficerja kanë qenë në dijeni të thikës që 14-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së Martin Canit mbante në shkollë, ditën e ngjarjes.

“Përgjegjësia juaj ishte që ata fëmijë të mos vinin as orën e 5 e të 6 që kishin marrë leje. Nga e premtja ishte bërë çfarë ishte bërë dhe për zyshën duhet të merren masa, edhe për drejtoreshën. Edhe oficeren. Gjithë çfarë kanë qebë. Edhe psikologu ishte në dijeni”, thotë prindi”.

14-vjeçari u kishte treguar thikën nxënësve të klasës dhe u kishte thënë se për kë e kishte marrë.https://www.youtube.com/embed/6IIR_xCD8WM?feature=oembed

“Dhe kur gjithë klasa po përpëlitej, ai djali kishte thënë ‘prisni ju çfarë do të ndodhë sot’. Dhe vjen me një thikë kaq! Dhe ua ka treguar edhe shokëve”, dëgjohet në audio.

Në bisedë prindi kërkon llogari nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës për këtë neglizhencë dhe akuzon stafin e shkollës se u kanë sugjeruar fëmijëve të mos flasin me gazetarët apo të japin intervista për ngjarjen.

Martin Cani mbeti i vrarë më 18 nëntor në kryeqytet, pas një sherri me thika. Policia arrestoi si autor të vrasjes 14-vjeçarin M.P., ndaj të cilit është ngritur akuza e vrasjes në rrethana cilësuese. I plagosur mbeti dhe shoku i viktimës. Sherri mes të miturve kishte nisur prej ditës së premte çka ka bërë të ngrihen shumë pikëpyetje se si askush nuk arriti ta parandalonte krimin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësimdhënësja Shirine Skenderi nga sot do ta vazhdojë punën në shkollën e mjekësisë “Luciano Motroni”

Nga sot mësimdhënësja e Edukatës Fizike, Shirine Skenderi do ta vazhdojë punën e mësimdhënëses...

Mësuesja Valjeta Kuqi: Numri i nxënësve shqiptarë në Gjermani po rritet

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë,...

Shkolla “Motrat Qiriazi” në Prizren njofton se ka filluar procesi i vlerësimit të brendshëm

Shkolla "Motrat Qiriazi" në Prizren ka njoftuar se ka filluar procesi i vlerësimit të...

Mësuesit në Korçë paralajmërojnë grevë pas uljes së pagave: Afati deri më 31 mars!

350 mësues ciklit të ulët dhe parashkollorit janë prekur nga ulja e pagës së...