E hënë, 25 Nëntor, 2024

Vrasja e nxënësit 14 vjeçar në Prishtinë, kërkohet vëmendje e veçantë për rastet e dhunës në shkolla

- Advertisement1-

Një nxënës 14 vjeçar ka mbetur i vdekur ditën e martë në Prishtinë, pas therjeve me thikë që ka marrë nga një nxënës tjetër, 15 vjeçar.

Rasti u cilësua si vrasje e rëndë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndërsa për të dyshuarin 15 vjeçar, u vendos të mbahet në ndalim për 48 orë.

- Advertisement -

Ky rast nuk është i vetmi që ka ndodhur në shkollat në Kosovë, Policia në vazhdimësi raporton për incidente të ndryshme në shkolla, ku shpesh herë te nxënësit gjenden edhe armë të ftohta e substanca narkotike.

Besa Luzha, opinioniste, në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se siguria në shkolla është debatuar mjaft shumë edhe në të kaluarën.

“Siguria në shkolla është debatuar mjaft edhe në të kaluarën, sa herë ka pas raste të dhunës në shkollë, në oborr apo në afërsi të shkollës. Por, asnjëherë nuk janë përcaktuar mekanizmat e qartë të sigurisë në ambientet shkollore. Në disa raste është kërkuar nga prindërit që të kontribuojnë për të paguar sigurim të veçantë për sigurinë e fëmijëve. Policia sigurisht ka njësi që merret me këtë çështje, por jo në mënyrë të përhershme”, është shprehur Luzha.

Prandaj, sipas Luzhës, kjo ka mbetur në menaxhimin e shkollës, drejtorit, sekretarit, rojës dhe prindërit.

Luzha mes tjerash ka thënë se përveç masave të sigurisë, në shkolla duhet të ketë psikologë dhe të punohet me nxënësit.

“Unë mendoj se përtej sigurisë me masa apo institucione të veçanta, ne duhet të flasim dhe të ndërmarrim veprime edukative me fëmijët. Të këtë psikologe në shkolla, të punohet me fëmijët me sjellje deviante, sepse ato vijnë nga ndonjë problem. Të punohet në trekëndëshin prind-shkollë-fëmijë”, pohoi ajo.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndër të tjera, Luzha tha se prindërit duhet të punojnë më shumë me fëmijët.

“Ne prindërit duhet të punojmë më shumë me fëmijët, të bisedojmë me ta, të ju tregojmë që dhuna nuk sjell zgjidhje për problemet e tyre çfarëdo qofshin, dhe se ato gjithmonë duhet të preferojnë të kërkojnë ndihmë nga institucionet dhe nga prindërit”, theksoi ajo.

Ndërsa, psiko-terpeuti Yll Avdijaj, ka thënë se vrasja e nxënësit 14 vjeçar paraqet shqetësim për opinionin.

“Rasti i fundit që ndodhi me vrasjen e 14 vjeçarit, nxënësit të shkollës ‘Hilmi Rakovica’, paraqet shqetësim për opinionin, po ashtu edhe dyshime në lidhje me çështjen e sigurisë nëpër shkolla. Kjo padyshim se mund të zgjoi frikën, shqetësimin dhe pasigurinë për nxënësit e po ashtu edhe për prindërit e nxënësve, të cilët ndjehen të shqetësuar dhe të frikësuar për fëmijët e tyre”, ka thënë Avdijaj për Telegrafin.

Avdijaj ka thënë se dukuritë e këtilla të dhunës kërkojnë vëmendje serioze.

“Dukuritë e këtilla të dhunës, të cilat ndonjëherë përfundojnë edhe me vrasje, më të vërtetë janë shqetësuese dhe alarmante të cilat kërkojnë një vëmendje serioze, sepse është në pyetje shëndeti mendor, e sidomos jeta e individit në këtë rast”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se problemet të cilat ndodhin në mes nxënësve brenda shkollës, gjithnjë duhet adresuar hierarkisë së institucionit përkatës (mësimdhënësit, drejtorit, psikologut të shkollës, etj).

“Po ashtu për këto problem duhet mbajtur kontakte dhe duhet njoftuar që të jenë në dijeni edhe prindërit në mënyrë që këto dukuri të parandalohen dhe të mos eskalojnë. Shkolla duhet të kenë masa disiplinore dhe kontrolluese ndaj nxënësve në mënyrë që të parandalojnë dhe të mos lejojnë futjen e gjërave të dyshimta brenda institucionit shkollor si: armët e zjarrit, armët e ftohta, drogë dhe gjëra tjera të dyshimta që janë ilegale dhe të papranuara për statusin e nxënësit”, potencoi ai.

Avdijaj deklaroi se për raste të këtilla është i nevojshëm bashkëpunimi edhe me institucionet e tjera me organet e rendit dhe të sigurisë, siç janë Policia në këtë rast.

Për vrasjen e 14 vjeçarit në Prishtinë, ka reaguar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ndryshe, vetëm në vitin 2021 në shkollat e Kosovës raportohet të kenë ndodhur mbi 400 incidente./Telegrafi/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...