Vrasja e dy nxënësëve në Gllogjan të Deçanit dhe shoferit të autobusit, arrestohen 3 persona

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

- paragrafi 1 -

Tre të arrestuar sipas mediave janë nga fshati Gllogjan, një baba me dy djemt e tij.

- Advertisement -

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit G.Gj. dhe dy nxënësve G.M dhe L.H. në Gllogjan.

Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusitG,Gj.

- Advertisement -

Prokuroria e Pejës ka thirru konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje