E diel, 19 Janar, 2025

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Shkolla “Asllan Shahini”: Jemi të tronditur, Fationi u ndodh aty rastësisht

- Advertisement1-

“Fationi u ndodh rastësisht aty, duke mos qenë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij. Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal”, shkruhet në adresën e shkollës në rrjetin social Facebook.

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Shahini” ka reaguar ndaj ngjarjes që tronditi qytetin e Gramshit, ku nxënësi Fation Bici humbi jetën pas një sherri me thika mes disa bashkëmoshatarëve të tij. 15-vjeçari ndërhyri të shuante sherrin e ndezur për rrjetet sociale mes të afërmit të tij, dhe disa prej bashkëmoshatarëve, por përfundoi në viktimë, pasi plagët që mori, ishin vdekjeprurëse.

- Advertisement -

“Jemi thellësisht të tronditur, nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë, në të cilën humbi jetën Fationi,nxënës në klasën e IX. Fationi mbaroi mësimin, si çdo ditë tjetër, u interesua duke pyetur rojën e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël, nxënëse në klasën e IV, e pasi u sigurua se ajo ishte larguar, u nis për në shtëpi. Në mes të lagjes, në mes të ditës, moshatarë të tij, nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drizë, konfliktohen për biseda banale në rrjetet sociale, dhe konflikti kthehet në tragjedi… Fationi u ndodh rastësisht aty, duke mos qenë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij. Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal.

Fationi u nis sot drejt Parajsës…

Do na mungosh të gjithëve, Fation i dashur!

Të qoftë dheu i lehte, o engjëll!”, shkruhet në adresën e shkollës në rrjetin social Facebook.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 minuta të ditës së martë (16 maj) pranë shkollës “Asllan Shahini.

Gjithçka u zhvillua në rrugë ku 5 adoleshentët sipas deklaratës se policisë u përfshinë në një konflikt të çastit, ku një prej tyre qëlloi me thikë 15-vjeçarin Fation Bici.

- Advertisement -rrrrrrr

Për shkak të dëmtimeve të rënda, ndonëse i mituri u transportua në spital, nuk mundi të mbijetojë.

Policia saktësoi se në ngjarje dyshohej se u plagos dhe një tjetër adoleshent me inicialet M.C për shkak se në spital u raportua për plagosjen e të miturit me thikë. Adoleshentët të moshës 14-15 vjeç, mes tyre edhe autori u larguan nga vendi i ngjarjes, por janë kapur më pas.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtori i Arsimit në Deçan takon drejtorët e shkollave – ja çka biseduan

Drejtorët e shkollave në Deçan u pritën sot nga Drejtori i DKA-së, Besnik Hulaj,...

Venimi: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi zgjerimin e programit “Art, Zeje, Sport”...

“Shërbimet psiko-sociale në shkolla, të mbingarkuara”

Arsimi cilësor dhe siguria në shkolla mbetet një nga sfidat më të mëdha për...

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në...