E premte, 26 Korrik, 2024

Vrapimi në plazh, si ndikon në shëndet

- Advertisement1-

Vrapimi në plazh jo vetëm që mund të jetë një përvojë e bukur, por gjithashtu mund të ju ndihmojë të bëheni një garues më i fortë.

Të vraposh në rërë, veçanërisht rëra e thatë, është më vështirë sesa të vraposh në trotuar. Të hidhesh në ujë jo të ftohtë pasi keni mbaruar vrapimin në plazh do të jetë e mirëseardhur për trupin.

- Advertisement -

Nëse jeni i ri për vrapimin në plazh, filloni në rërë të lagësht dhe të trashë – është shumë më e lehtë për të vrapuar sesa rëra e butë dhe e thatë.

Shmangni vrapimin përgjatë një plazhi që është i pjerrët sepse mund të çojë në lëndime, Shumë lehtë mund të lëndoni gjunjët dhe kaviljen.
Vrapimi në plazh është më i vështirë se vrapimi në natyë dhe në shiritin e vrapimit kështu që duhet të vraponi më ngadalë sesa ritmi juaj normal.

Gjatë vrapimit qëndroni të hidratuar duke konsumuar ujë.

Vrapimi zbathur është një mënyrë e mirë për të forcuar këmbët tuaja. Por për shkak se jemi mësuar të veshim atlete gjatë gjithë kohës, këmbët tona nuk janë pothuajse aq të përshtatura për vrapim zbathur. Nëse filloni të vraponi zbathur në plazh, lehtë mund të pësoni lëndime.

Nëse vërtetë dëshironi të vraponi zbathur në rërë, filloni me vrapime të shkurtra – vetëm 15 minuta ose diçka më shumë – për të krijuar forcë në këmbët tuaja. Dhe, sigurisht, kujdes nga xhamat e thyer dhe guaskat e detit.

Gjatë vrapimit në plazh zakonisht ju jeni në rrezet direkte të diellit, kështu që sigurohuni të mbroni lëkurën tuaj me një krem ​​dielli të paktën SPF 15. Mundohuni të shmangni vrapimin midis orës 10 të mëngjesit dhe 5 pasdite, kur intensiteti i diellit është në maksimum.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...