Pavarësisht nëse keni qenë shumë aktiv para shtatzënisë, këtë potencial duhet zbatuar edhe gjatë shtatzënisë.
Të qëndroni aktiv gjatë shtatzënisë sjell benefite të shumta, pasi fillimisht ju bën të ndiheni mirë me veten tuaj dhe duke vazhduar tutje me lehtësimin e dhimbjeve që shkaktohen gjatë shtatzënisë shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
A është e sigurt të vraponi gjatë shtatzënisë?
American College of Obstetricians and Gynecologists (ACOG) thotë se është e sigurt të vazhdoni aktivitetin tuaj për aq kohë sa ndiheni mirë.
Sipas ACOG, ushtrimet më të sigurta gjatë shtatzënisë janë ushtrimet aerobike si ecja e shpejtë, noti, joga dhe pilates.
Sa i përketë vrapimit, ACOG rekomandon që fillimisht të konsultoheni me mjekun apo mamin tuaj.
Siç shpjegon Dr.Helene Darmanin, fillimi i një rutine të vrapimit gjatë shtatzënisë është një aktivitet i cili duhet të vazhdojë tutje.
Cilat janë benefitet që sjellin aktivitetet gjatë shtatzënisë?
ACOG bën të ditur se përfitimet janë të shumta për të ushtruar gjatë shtatzënisë. Këtu përfshihen:
-Zvigëlimi i dhimbjeve të shpinës;
-Ndihmon në mbajtjen e zorrëve aktive dhe zvogëlimin e kapsllëkut;
-Ndihmon në uljen e rrezikut të diabetit, preeklampsisë dhe lindjes cezariane;
-Ndihmon në mbajtjen e një peshe të ekuilibruar;
-Ndihmon në rritjen e niveleve të energjisë.