Vozitësi në Prishtinë nuk pret në kolonë, hyn në trotuar dhe rrezikon nënë e fëmijë

- Advertisement -

Parregullsia e vozitësve në rrugë u vë në pah sot teksa një veturë në një lagje të Prishtinës shkeli rregullat bazë të komunikacionit.

Në një video të publikuar nga faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Twitter, vozitësi është parë teksa kalon nga rruga kryesore dhe vazhdon vozitjen në trotuar, ku po ecnin një nënë me fëmijën e saj për dore.

- Advertisement -

 

Një veturë tjetër ka kaluar menjëherë pas tij, kështu duke vënë në rrezik dy këmbësorët, nënë e fëmijë.

Me të parë veturën, këmbësorët në trotuar u detyruan t’ia lëshonin rrugën.