Në redaksinë tonë, mbërrtiti një mesazh nga një nënë, e cila na dërgonte letrën që vajza e saj kishte shkruar për Babagjyshin. Më poshtë po publikojmë letrën e plotë, duke ju ftuar të na dërgoni edhe ju kërkesat e fëmijëve tuaj.
I dashur Babagjysh!
Mami dhe babi janë shtrirë dhe unë po përfitoj që jam vetëm për të shkruar këtë letër, ku të të shpreh kërkesat e mia. Unë mendoj se jam sjellë shumë mirë këtë vit, ndaj e meritoj të më plotësohen dëshirat.
Dëshira më e madhe që kam është që të më sjellësh një motër ose vëlla të vogël. Do të kisha shumë dëshirë të luaja me të ndërkohë që luaj me kukullat e mia. Dua t’i mësoj shumë gjëra për secilën nga kukullat, si i kanë emrat, cilat rroba preferojnë e shumë gjëra të tjera.
Kërkesa ime e dytë është që mami, ashtu si nëna të na bëjë më shpesh patate të skuqura, makarona me gjalpë dhe të na lejojë të hamë ëmbëlsira sa të duam, e më pak brokoli ose speca.
Gjithashtu do të doja që të më jepje fuqi magjike për të bërë të lumtur të gjithë fëmijët e kopshtit, edhe ata që qajnë për gjëra të ndryshme. Ndoshta për këtë do të ishte mirë të më sillje një thes të madhe me dhurata që t’ja u shpërndaja atyre. Të bëhem si elfi yt i vogël.
Të lutem gjjithashtu, të shkurtosh pak orët e punës së mamit, që të kthehet më shpejt në shtëpi dhe të luajmë gjithë pasditen bashkë.
I dashur Babagjysh, kam edhe një kërkesë të fundit. Të lutem largoje virusin se ne tashmë i morëm të gjitha mësimet. Do t’i lajmë duart shumë mirë, për 20 sekonda duke fërkuar mirë të gjitha hapësirat mes gishtave, do ruajmë radhën kur presim në distancën e duhur, do t’i duam më shumë gjyshërit, do kujdesemi më shumë të sëmurët, por të lutem na e largo këtë virus që të mund të përqafohemi lirshëm, të mund të luajmë në parqe, të mos lodhemi në shkollë nga maska, të mos i bëjmë detyrat me telefon e shumë të tjera.
Po e lë letrën poshtë pemës, ku pres të gjej dëshirat e plotësuara nga ti.