Në vajzë 9-vjeçare në Angli luf.toi fort dhe arriti t`i shkëputet nga duart tre burrave që deshën ta rrëm.ben.in nga një park lojërash.
Policia është vënë në ndjekje të tre të dyshuarve të ngjarjes së rën.dë në Blackley, në veri të Manchesterit. Ajo e ka zbardhur tashmë dinamikën e incid.entit: burrat janë afruar dhe e kanë kapur vogëlushen, e cila u përball me ta, duke i goditur me shqelma e pastaj arriti t`ia mbathë dhe të japë alarmin.
Menjëherë forcat e rendit dërguan patrullat në zonë, por personat ishin larguar me shpejtësi. Nga sa pohuan burime policore, dy prej tyre kanë qenë të bardhë, ndërsa një tjetër ishte me racë mikse.
Që të tre mbanin veshje te errëta dhe i kishin fytyrat të mbuluara. “Ky është një inci.dent tejet shqetësues, dhe është lehtësim i madh që fëmija arriti të shpëtojë.
Do të doja ta siguroja komunitetin tonë se po bëjmë ç’është e mundur që t`i kapim këta tre individë, ndaj dhe i kemi shtuar patrullat në zonë gjatë kohës që zhvillojmë hetimin tonë”, tha zëdhënësja e policisë, Louise Edwards,e cila kërkoi dhe ndihmën e publikut për informacione mbi të dyshuarit.