- Advertisement1-
Shembja e një ure në Kolumbi i ka detyruar banorët e atij komuniteti të rrezikojnë jetën çdo ditë për të kaluar lumin e rrëmbyeshëm që ndodhej poshtë saj.
“Daily Mail”, ka publikuar një video ku shihet një vogëlushe duke kaluar lumin e rrëmbyeshëm me ndihmën e një litari, që ishte zgjatur pikërisht në vendin ku ndodhej më parë ura.
- Advertisement -
Ura i shërbente një fisi indigjen për të kaluar në provincën më të afërt. Ajo u shemb si pasojë e ujërave të rrëmbyeshëm dhe reshjeve të dendura të shiut përgjatë ditëve të fundit në atë zonë.