Vogëlushja Ana Buzhala publikon këngën e saj të parë “Lamtumirë, kopshti im”

- Advertisement -

Vogëlushja Ana Buzhala ka publikuar këngën e saj të parë me titull “Lamtumirë, kopshti im”, një himn i ëmbël për kujtimet më të bukura të fëmijërisë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Kjo këngë është një përshëndetje ndjeshmërisht e kënduar për një kapitull që mbyllet, por që do të jetojë përherë në zemër të Anës.

- Advertisement -

Avni dhe Fjolla Krasniqi kanë bërë realizimin muzikor, Florent Gorqaj dhe ekipi i “Effect Media”, sollën në jetë videoklipin magjik dhe plot ngjyra.

Këtë projekt e bën edhe më të bukur, kori i fëmijëve “Vita”, si dhe shokët e shoqet e Anës nga kopshti.

“Lamtumirë, kopshti im” është më shumë se një këngë — është një kujtim që do të jetojë përherë në zemrën e çdo fëmije. /AlbanianEducation.net/.