E premte, 22 Nëntor, 2024

Vogëlushi “përlot” botën: Pret flokët për herë të parë në jetë dhe i dhuron për të sëmurët me kancer…

- Advertisement1-

Është prekëse kur shikon se si fëmijët, bashkëngjiten kauzave madhore për të tjerë fëmijë që vuajnë nga sëmundja e kancerit.

I tillë është dhe Reilly Stancombe, i cili megjithëse kishte 9 vite pa i prerë flokët e tij, ai i dhuroi ato për fëmijët që vuajnë nga kanceri.

- Advertisement -

Duke qenë se Reilly nuk i kishte prerë flokët asnjëherë në jetën e tij, ato ishin zgjatur më shumë se 60 centimetra.

Këtë model ai e kishte huazuar nga futbollisti i tij i preferuar Gareth Bale, i cili gjithashtu ka flokë mjaft të gjatë.

“Një ditë me mamin shikova që disa fëmijë nuk kishin flokë. E pyeta se përse ndodh kjo dhe më tha se ata vuanin nga kanceri. Menjëherë pasi shikova ato foto, dëshiroja që edhe unë të jepja kontributin tim. Kështu që fola me mamin dhe vendosëm që flokët e mi të gjatë të dhuroheshin për fëmijët e sëmurë”, u shpreh vogëlushi.

Flokët ishin kthyer si një lloj identiteti për vogëlushin, të gjithë atë e njihnin si “Reilly me flokë të gjatë”…

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...