Vlora Pllana Meholli (Cikli 6-9) dhe Albana Ahmeti Pllana (Cikli 1-5), janë zgjedhur mësimdhënëset më të dalluara për vitin shkollor 2024-2025 në shkollën “Bahri Kuqi” në fshatin Shtitaricë e Vushtrrisë, shkruan AlbanianEducation.net.
🏅 Vlora Pllana Meholli (Cikli 6-9)
🏅 Albana Ahmeti Pllana (Cikli 1-5)
Njoftimi i shkollës:
SHFMU “Bahri Kuqi” – Mirënjohje për Mësimdhënëset me Performancë të Shkëlqyer!
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, me krenari dhe mirënjohje vlerësojmë mësimdhënëset tona për performancën e tyre të shkëlqyer në procesin mësimor:
🏅 Vlora Pllana Meholli (Cikli 6-9)
🏅 Albana Ahmeti Pllana (Cikli 1-5)
Këto mësimdhënëse janë përzgjedhur për arritjet e tyre të jashtëzakonshme në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim të lartë në punën e tyre. Rezultatet e shkëlqyera në testin e arritshmërisë dhe vendi i parë në nivel komune në garat e diturisë janë një tregues i qartë i suksesit dhe përkushtimit të tyre të palëkundur ndaj arsimit.
Ky vlerësim është një dëshmi e punës së tyre të palodhur dhe dashurisë për mësimdhënien. Jeni një shembull frymëzimi dhe një pasuri e çmuar për shkollën tonë.
Urime dhe suksese të mëtejshme!
Shfmu Bahri Kuqi Shtitarice