Vlora Maliqi, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mehmet Gjevori” në Prishtinë

- Advertisement -

Vlora Maliqi, arsimtare e Gjuhës angleze, është zgjedhur mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mehmet Gjevori” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Zgjodhëm mësimdhënësen e dalluar të vitit

Në garën e përvitshme për mësimdhënësin e dalluar, garë e cila organizohet për nder të 7 Marsit – “Ditës së Mësuesit”, në takimin e posaçëm të Këshillit të Mësimdhënësve, pas shqyrtimit të kritereve të caktuara nga DKA, zgjodhëm mësimdhënësen e dalluar të vitit, arsimtaren e Gjuhës angleze, Vlora Maliqi.

Me përvojën 25 vjeçare në fushën e arsimit, ajo është e dëshmuar dhe e dalluar në procesin e mësimdhënies.

- Advertisement -

Fillimisht, arsimtarja Vlorë do të na përfaqësojë në nivel të shkollave të Komunës së Prishtinës.

Arsimtares Vlorë i urojmë suksese në garën komunale dhe nacionale me karakter simbolik dhe motivues për vlerësimin e denjë të figurës së mësimdhënësit.