Vllaznim Shala është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të shkollës “Ali M. Hasi”, shkruan AlbanianEducation.net.
Shala vjen në këtë pozitë pasi që drejtori i deritanishëm Bajram Salihu, është emëruar Zyrtar i Lartë për Cilësi në Arsim, në Drejtorinë e Arsimit.
Njoftimi i shkollës:
PRANIM – DORËZIMI I DETYRËS SË DREJTORIT TË SHKOLLËS
Sot, më datë: 15.08.2025, në ambientet e shkollës, u bë pranim–dorëzimi i detyrës së drejtorit të shkollës, në prani të:
z. Zymber Berisha, udhëheqës i sektorit për arsim dhe z. Hysen Brahimaj–udhëheqës i sektorit për shërbime të përbashkëta, në Drejtorinë e Arsimit.
Anëtarët prezent nga stafi i shkollës:
z. Valon Hoxha- sekretar i shkollës dhe z. Naser Hasi-mësimdhënës i Edukatës fizike.
Drejtorin e deritanishëm z. Bajram Salihun, e falënderojmë për kontributin e tij për shkollën, dhe i urojmë suksese në punën e re, si Zyrtar i Lartë për Cilësi në Arsim, në Drejtorinë e Arsimit.
Drejtori në largim falënderoi stafin, nxënësit dhe komunitetin për bashkëpunimin gjatë periudhës së tij në detyrë, ndërsa UD drejtori i ri z. Vllaznim Shala, shprehu përkushtimin për të punuar me profesionalizëm dhe përgjegjësi.