Vlerësimi për licencim, nxënësit do t’i notojnë mësimdhënësit

- Advertisement -

Është mësuesi që vlerëson nxënësit, por kësaj here është radha e nxënësve për t’i vlerësuar mësimdhënësit e tyre që këta të fundit të ripërtërijnë licencën e karrierës.

- paragrafi 1 -

Ata do t’i përgjigjen një pyetësori kur mësimdhënësi do t’i përgjigjet një pyetësori të brendshëm të performancës.

- Advertisement -

Haxhi Metaj, drejtor i shkollës “Ahmet Gashi” në Prishtinë një gjë të tillë e vlerëson të rëndësishme.

“Ne shumicën e nxënësve i kemi të mirë dhe vlerësimin e bëjnë shumë real”, ka thënë ai për T7, shkruan Albanianeducation.net.

Nga SBASHK-ut tregogen skeptik.

- Advertisement -

Rrahman Jasharaj,  kryetar i SBASHK-ut, thotë se nxënësi mund të hidhërohet me mësuesin që është i ashpër te nota dhe mund të ndikojë te vlerësimi.

“Por le të jetë edhe kjo mundësi”, tjotë ai.

Vlerësimi i nxënësve për mësimdhënësit e tyre do të ndikojë 10% në pikët e fituara që mësimdhënësit për të vazhduar licencën e punës, vlerësimi nga drejtori është 40%, vetvlerësimi nga mësimdhënësit 25% dhe vlerësimi nga kolegët 25%.