Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka ditë më parë bashkë me zyrtarë të tjerë, mbajtën takim me kryesuesit e ekipës komunale për vlerësim nga kolegët, Lindihana Qorri dhe Murtez Shala si dhe drejtorët e shkollave që do të marrin pjesë në këtë proces.
Gjatë këtij takimi u hartua plani i veprimit të shtrirjes së projektit “Përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të lartë”, në të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit ashtu siç ishte zotuar në takimin e mbajtur me ekspertin e arsimit Robert Blease.
Ky projekt ka për qëllim përkrahjen dhe bashkëpunimin mes shkollave përmes vlerësimit jo gjykues dhe ngritjen e kapaciteteve për përkrahje të menaxhmentit të mesëm.
Rikujtojmë se vitin e kaluar shkollor, në Komunën e Drenasit projektit u realizua në ShFMU “Arif Shala” Korroticë e Poshtme, ShFMU ” Zenel Hajdini ” Tërstenik, ShFMU “Abedin Bujupi” Arllat, ShFMU “Halil Bajraktari” Drenas II dhe ShFMU ” Xheladin Gashi-Plaku” Komoran. Komuna e Drenasit përmes projektit në fjalë vitin e kaluar shkollor u prezantua si storie e suksesit në simpoziumin e organizuar nga KosEd në praninë e zyrtarëve të MAShTI-t, përfaqësuesve të këtij projekti, drejtorëve komunal të arsimit etj.
Këtë vit shkollor projekti do vazhdoj me 3 shkollat e para ShFMU “Rilindja” Dobroshec, ShFMU “Azem Bejta ” Shtuticë dhe ShFMU “Shaban Polluzha “Korroticë e Epërme, për të vazhduar më pas me shkollat tjera.