E shtunë, 21 Shtator, 2024

VLERËSIMI: Gjendja e sigurisë në shkollat e Vitisë e qetë

- Advertisement1-

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit Arta Ajeti kanë pritur sot në takim Drejtorin e Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij.

Ky takimi është mbajtur në vazhdën implementimit të ‘’Strategjia e integruar e policimit të drejtuar nga intelegjenca dhe policimit në bashkësi’’ dhe implementimit të planeve operacionale ‘’Fillimi i vitit të ri shkollorë dhe siguria në shkolla 2023-2024’’

- Advertisement -

Qëllimi i këtij takimi ka qenë bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me DKA-në, personelin shkollor, këshillin e prindërve dhe këshillin e nxënësve në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në shkolla, përreth tyre dhe siguria e përgjithshme në shkolla.

Gjatë këtij takimi nga ana e të gjithë të pranishmëve gjendja e sigurisë nëpër shkolla dhe rreth tyre është vlerësuar e qetë dhe stabile.

Kolonel Rukiqi theksoi se që nga fillimi i vitit të ri shkollor Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan është duke vazhduar me detyra konkrete për njësitet në terren duke planifikuar që në të gjitha shkollat dhe përreth ambienteve të tyre të ketë prezencë të shtuar të policisë, po ashtu janë duke u implementuar dhe do të implementohen projekte, fushata e ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.

Gjithashtu edhe Kryetari Haliti dhe Drejtoresha e Arsimit, Ajeti, u shprehen të kënaqur me bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, nga i cili bashkëpunim gjendja e sigurisë në shkolla të kësaj komune është e qetë.

Të gjithë të pranishmit u dekoduan që bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të institucioneve do të jetë i vazhdueshëm.
Përndryshe në takim ishin prezent edhe drejtorët e shkollave të mesme të larta të komunës së Vitisë dhe kryetari i këshillit të prindërve Avdyl Misini. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....